Rozë

Olti Curri ia komenton të brendshmet Shota Baraliut

Big Brother VIP Kosova ka filluar me prezantimin e 14 banorëve.

E banorja e radhës që është prezantuar është aktorja e njohur Shota Baraliu.

Baraliu është shfaqur me një fustan ngjyrë të kuqe, e cila dukej mjaft bukur, duke e vënë në dukje sidomos pjesën e gjoksit, mirëpo çka tërhoqi vëmendje ishte komenti i Olti Currit, për të brendshmet e saj.

“Edhe breket ja pash i kishte te bardha. Shume transparente. Edhe në lojë është ashtu”, u shpreh Olti.

Qëndrimi i banorëve në shtëpi është planifikuar të jetë 100 ditë.

Ndërkaq, në programe të veçanta në kuadër të BBVK përfshihen “prime” të hënave e të premteve.

Ndërsa, në Shqipëri edicioni i dytë pritet të fillojë shumë shpejt.

/Shqip.com