Olsa reagon për herë të parë për historinë Hysen-Alvisa, jep lajmin e papritur

Teksa drama Alvisa-Hysen po vazhdon, autorja e programit “Për’puthen” ka reaguar për herë të parë.
Në puntatën e sotme të këtij program u transmetua një videomesazh nga Alvisa, ku i falënderonte të gjithë për mbështetjen dhe veçanërisht autoren, Olsa Muhametin.
Kjo e fundit ka shpërndarë mesazhin e Alvisës në Instastory duke reaguar për herë të parë për këtë situatë.
Ajo është shprehur e lumtur që shantazhuesi është demaskuar, duke aluduar në këtë formë në Hysenin.
“Nga e gjithë kjo situatë jam e lumtur që arritëm të demaskojmë shantazhuesin, duke i dhënë zemër të gjithave ta bëjnë publike dhe jo ta fshehin. Publikimi i këtyre situatave është sensiblizimi më i mire”, ka shkruar Olsa.
Tutje, reagimin e saj e ka mbyllur me një deklaratë që është interpretuar si konfirmim i vazhdimit të Alvisës në program, përkundër presionit nga Hyseni për t’u larguar.
“Jam e lumtur që ti nuk u dorëzove duke u larguar nga programi (ëndrra jote). Mbi të gjitha sot si një vajzë e lirë nga shantazhet (se nuk i pinë më ujë) ke të drejtë të pëlqesh dhe të duash kë do ti pa të shantazhuar dhe përndjekur njeri”, ka shkruar ajo./SHQIP.com