Arjani kërkon falje publike për atë çka ndodhi në Prime me Alvisën dhe Hysenin
Publikuar:
(08.11.2021 19:25:30)

Skandali që ka ndodhur të shtunën në prime është diskutuar edhe sonte në “Për’puthen”.
Ishte Hyseni ish konkurrenti i Përputhen, i cili hyri live në Skype derisa po zhvillohej edicioni i Prime, vetëm për ta ‘demaskuar’ Alvisën, e cila tha se është shantazhuar vazhdimisht nga ai.
I përfshirë në këtë diskutim doli të jetë edhe Ariani, i cili iu vërsul me ofendime Alvisës.
Pas kësaj ai tha se është larguar për disa çaste nga skena pasi sipas tij, gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar.

“Për një moment e din Bora që jam larguar nga emisioni pasi që nuk ndihsha mirë. Me kanë ndihmuar vajzat në prapaskenë”, tha ai.
Arjani deklaroi se ai ishte momenti më i keq në jetën e tij dhe për gjithë situatën ka kërkuar falje publike./SHQIP.com