Lajme

OHT: Nga e mërkura orari i gastronomisë dhe hotelerisë do të zgjatet deri në orën 01:00

Foto e ilustruar

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës njofton se nga e mërkurë orari për sektorin e hotelerisë dhe gastronomisë do të zgjatet deri në orën 01:00 pas mesnate.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se në hapësirat e mbyllura do të lejohen deri në 300 persona, njofton Shqip.com.

“Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e mirëpret dhe e përshëndet këtë vendim dhe është falënderuese nga të gjitha Institucionet përkatëse për besimin e dhënë për bashkëpunim në të mirën e shëndetit publik si dhe Bizneseve”, thuhet në njoftimin për media./Shqip.com