Kulturë Kino

‘Odesa përtej kufijve – Odesa në PriFest’, Prishtina mirëpret artistët ukrainas

Festivali i Filmit Odessa nga Ukraina, do të jetë pjesë e edicionit të 14-të të PriFest.

Në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti, PriFest – Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë do të jetë nikoqir i OIFF – Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Odesa (Ukrainë).

Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e festivalit.

Me moton “Odesa IFF përtej kufijve: Odesa në PriFest”, Prishtina International Film Festival do të mundësoj hapësirën që OIFF të mbajë një pjesë të programit në Prishtinë, gjatë kohës së këtij edicioni të PriFest.

Lexo edhe:
PriFest mbështet kinematografinë e Ukrainës, Rama: Prishtina do të jetë shtëpia e dytë për Festivalin e Odessës

Kosova vazhdimisht ka bashkëpunuar me Festivalin e Odessës dhe për shkak të situatës në Ukrainë do ta mbështesë në këtë mënyrë.

Festivali i Filmit “Prishtina International Film Festival”, do të mbahet në datat 23-28 gusht.

Lexo edhe:
Nderohet Vjosa Berisha, ajo u kujtua si grua me ambicie që i dha shumë artit në Kosovë

Kujtojmë që themeluesja e PriFest, Vjosa Berisha ka vdekur më 23 qershor të këtij viti, pasi u përball me sëmundjen e kancerit.