Lajme Botë

OBSH paralajmëron Evropën: Nëse nuk merren masa, 500 mijë persona mund të vdesin deri në mars

Drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka shprehur shqetësime në lidhje me situatën e përshkallëzuar nga pandemia e Coronavirusit në Evropë.

Drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge iu bëri thirrje vendeve europiane të ndërmarrin sa më shpejt masa për të shmangur një përkeqësim të mundshëm të situatës.

Kluge theksoi se nëse këto shtete nuk marrin masa urgjente, parashikohet që 500 mijë persona të humbasin jetën deri në mars të vitit 2022 nga koronavirusi në kontinentin e vjetër.

Foto: Reuters

Prej javësh, shumë vende të Europës po regjistrojnë shifra të frikshme infektimesh që nuk janë parë asnjëherë që nga nisja e pandemisë.

Kluge tha se janë një numër faktorësh që kanë ndikuar në këtë situatë, përfshirë vaksinimin e pamjaftueshëm, sezonin e dimrit dhe dominimin rajonal të variantit shumë të transmetueshëm Delta./Shqip.com