Lajme

O’Brien në telefon me Osmanin, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur sot në telefon me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Siç ka shkruar ajo në platformën “X” me O’Brien kanë diskutuar për partneritetin me SHBA-në dhe hapat e mëtejmë të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit.

“Një telefonatë produktive me O’Brien sot. Theksoi rëndësinë themelore të punës së bashku me aleatët tanë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat e Kosovës për anëtarësimin në KE dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Osmani.

/Shqip.com