Nuredin Lushtakut dhe të tjerëve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30-të ditëve
Publikuar:
(04.07.2022 23:21:45)

Gjykata Themelorë në Mitrovicë ka vendosur që ndaj Lushtakut dhe të tjerëve të caktohet masa e paraburgimit prej 30-të ditëve.
Valon Preteni, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka thënë për Shqip.com se Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve.
Ish-nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtaku, i dyshuar për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj, në fjalën e tij para gjykatës tha se ky rast është i montuar kundër tij dhe familjes se tij.
“Rrethanat e këtij rasti konsideroj se janë te montuara kundër meje dhe familjes time”, tha Lushtaku. ka thënë Lushtaku siç raporton, Betimi për Drejtësi./Shqip.com