Sport Ndërkombëtar

Liverpool me ofertë treshifrore për Nunez

Klubi anglez është gati të ‘thyejë banën’ për anëtarin e Benfica-s .

Gjiganti i Premierligës ka vendosur të bëjë transferimin e tyre historik me prurjen e Darwin Nunez.

Sipas mediumit britanik, Daily Mail, nënkampioni i Anglisë do të ofrojë 100 milionë euro (85 milionë funte) për ‘bomberin’.

Darwin Nunez kundër Liverpool

Një shifër e tillë mund ta bind klubin portugez që ta lë 22 vjeçarin të vazhdojë karrierën në ajkën e futbollit europian dhe jo vetëm.

Interesim për Nunez kishin shprehur klubet si Manchester United, Barcelona dhe Bayern Munich, por duket se forma e lartë e “The Reds” në pesë vitet e fundit mund të jetë faktror kyç në vendimin e tij.

Madje, shtuar këtu faktin se bavarezët janë afër sigurimit të shërbimeve të Sadio Mane pikërisht nga Liverpool, do t’i lironin edhe më shumë hapësirë sulmuesit qëndror.

Darwin Nunez, SL Benfica

Autori i i 26 golave dhe tetë asistimeve në 28 paraqitje në Liga Portugal gjatë edicionit që lamë pas, ka kontratë me ‘Shqiponjat’ deri në qershorin e vitit 2025.

Kurse, vlera e tij aktuale në treg qëndron në 55 milionë euro, sipas ‘transfermarkt’. /Shqip.com