Lajme

Numri i lartë i gjobave anti-covid, Kuvendi vendos sot

Gjobat anti-COVID

Policia e Kosovës gjatë kohës së aplikimit të masave anti-covid nuk ka kursyer aspak qytetarët.

329 mijë është numri i gjobave të shqiptuara nga Policia e Kosovës për të gjithë ata që nuk i ka respektuar rregullat e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo është bërë e ditur në një përgjigje për Shqip.com nga zyra e informimit të Policisë së Kosovës.

“Që nga hyrja në fuqi të ligjit antiCovid (26.08.2020) dhe deri në qershor të këtij viti, bazuar në këtë ligj, Policia e Kosovës ka shqiptuar për mosrespektim të masave anti-Covid-19 mbi 329.000 gjoba”-thuhet në përgjigjen e PK-së për Shqip.com

Ndërsa gjatë ditës së sotme, Projektligji për faljen e gjobave të shqiptuara gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, do të shqyrtohet në parim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Draft-propozimi për faljen e gjobave është propozim nga Partia Socialdemokrate.

Sekretari i PSD-së, Nol gjatë mbledhjes së Komisionit për Shëndetësi disa javë më pare ka shpjeguar arsyeshmërinë e këtij ligji.

Lexo edhe:
Projektligji për faljen e gjobave gjatë pandemisë procedohet në Kuvend

“Arsyeshmëria e këtij projektligji ka qenë për shkak se pandeminë e kemi pasur si të panjohur por ai ligj që ka dal, ka dal si pasojë e votimit në Kuvend, mirëpo shkelja flagrante e atij ligji që ndodh prej partive të Kuvendit në fushatën e famshme të vitit 2021 na ka nxitë neve si qytetarë që me reagu ndaj kësaj padrejtësie dhe me e kërku faljen e përgjithshme të gjobave të shqiptuara në emër të këtij ligji”, kishte thënë Nushi.

Projektligji për faljen e gjobave do të shkojë në Kuvend pa miratim nga ana e Komisionit për Shëndetësi.

/Shqip.com