Lajme

Numërohen 30 % e vendvotimeve në Gjilan, prinë Alban Hyseni i LVV-së

Rezultatet në Gjilan

Komisioni Qendror ka numëruar 30.95 për qind të vendvotimeve në Gjilan, përcjell Shqip.com.

Sipas numërimeve të publikuara, Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje prinë me 45.54 për qind, i pasuar nga Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 42.49 për qind.

Rezultatet në Gjilan

E treta është radhitur Leonora Morina-Bunjaku nga Partia Demokratike e Kosovës me 8.87 për qind, kurse i katërti është Nazim Gagica nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2.16 për qind.

I pesti është Gani Neziri- kandidat i pavarur me 0.61 për qind, kurse krejt në fund është Lulzim Bexheti nga Lëvizja për Bashkim me 0.34 për qind.