Art Jetese

Nuk po mbusheni frymë? Ja me cilat sëmundje mund të përballeni

Kur keni ndjesinë se po ju merret fryma mund të jetë e frikshme. Sidomos nëse nuk jeni i sigurt se çfarë e shkakton atë.

Sigurisht, nëse bëni një stërvitje intensive është normale të ndjeni se po ju merret fryma. Por kur flasim për aktivitete të thjeshta si për shembull, ngjitja e shkallëve apo edhe kur jeni ulur duke ngrënë, atëherë mund të jetë një rast urgjent.

Disa nga arsyet se pse po ju merret fryma i gjeni më poshtë.

Ankthi

Në një situatë stresuese, zemra dhe ritmi i frymëmarrjes rriten, gjë që mund t’ju japë ndjesinë se keni mungesë frymëmarrjeje.

Kur ankthi është shkaku, gulçimi zakonisht zgjat nga 10-30 min. Episodet zakonisht ndodhin papritur dhe burojnë nga një ndjenjë frike ose shqetësimi.

Alergjia ose Astma

Shumë gjëra mund të shkaktojnë një përgjigje alergjike, ajo mund të jetë për shkak të ekspozimit ndaj pluhurit, polenit ose aromave të forta.

Ky shtrëngim ndodh kur rrugët tuaja të frymëmarrjes ngushtohen, duke dhënë ndjesinë e marrjes së frymës.

Mund të keni anemi

Anemia është një gjendje ku keni nivele të ulëta të qelizave të kuqe në gjak. Shkaku është kryesisht mos marrja e mjaftueshme e hekurit.

Këto qeliza sjellin oksigjen në indet tuaja. Kur ato mungojnë atëherë ju mund të ndiheni të lodhur, të keni marramendje dhe t’ju merret fryma.

Kur ajri është i ftohtë

Ekspozimi në ajër të ftohtë, mund të shkaktojë një përgjigje të ngjashme me astmën. Kjo mund të ndodhë edhe tek njerëzit e shëndetshëm, por shpesh ndodh tek ata probleme të frymëmarrjes si astma.

Mbuloni hundën dhe gojën me një shall, për të ngrohur ajrin dhe për të zvogëluar këto simptoma.

Mund të keni probleme me zemrën

Gjithashtu nëse nuk mbusheni mjaftueshëm me frymë, mund të jetë një shenjë paralajmëruese e një sulmi në zemër. Dhe kjo mund të ndodhë me ose pa dhimbje gjoksi.

Mund të jetë kanceri i mushkërive

Vetë tumoret kancerogjene mund të shkaktojnë një pengesë në mushkëri dhe gjithashtu mund të ndikojë në funksionimin e muskujve të frymëmarrjes.