Sport Ndërkombëtar

“Nuk kisha adrenalinë te Barcelona”

Ibrahimovic

Te Barcelona nuk kishte adrenalinë – në Milani gëzimi iu kthye në fytyrë.

Zlatan Ibrahimovic ka hapur letrat – dhe ka folur për kohën kur ishte pjesë e Barçës dhe kohën kur u largua nga rosonerët për tu transferuar në PSG.

“Nuk isha i lumtur dhe nuk kisha adrenalinë te Barcelona. Adriano Galliani më telefonoi dhe më tha se do të shkoja në Itali për të luajtur për Milanin. Ai erdhi në shtëpinë time dhe tha se nuk do të largohej derisa të pranoja. Ai është një zotëri dhe me të dhe [Silvio] Berlusconin isha përsëri i lumtur’, tha Ibahimovic – për radion italiane “Mi Casa 105″.

Throwback: Ibrahimovic scores match-winner in his only El Clasico - Planet  Football
Ibrahimovic – sa ishte pjesë e Barcelonës

Teksa, rrëfeu – kur u largua nga Milani për në PSG ishte tejet i nevrikosur.

“Isha i zemëruar kur u largova nga Milani. Nuk fola me të për tetë muaj, i thashë të shesë të gjithë ekipin, por jo mua. Ai premtoi se nuk do të më shiste, por më pas në verë më shpjegoi gjërat dhe më shiti te Paris Saint-Germain”.Në fillim nuk munda ta kontrolloja veten. Bërtita dhe i sulmova.

Tani jam më i pjekur dhe e trajtoj më mirë situatën. Ata gjithashtu e njohin ndryshimin tim në qëndrim dhe sillen ndryshe me mua”, tha gjithashtu ai.

Ibrahimovic – ani pse 40 vjeçar po vazhdon të jetë në formë të mirë.

Zlatan Ibrahimovic is back with AC Milan
Ibrahimovic – foto nga e kaluara te Milani

Shtatëgjati ka zhvilluar 15-të ndeshje në Serie A – teksa është autor i tetë golave – krahas tri asistimeve.

Aktualisht – ai është i lënduar – teksa nuk ka ndonjë datë të saktë se kur do të rikthehet përsëri në fushën e gjelbër. /Shqip.com