Sport Ndërkombëtar

Nuk ka fitues në derbin e Milanos

Inter-Milan

Me Andriy Shevchenkon duke dhënë mesazhe për paqe – Derby della Madonnina filloi – si asnjëherë më parë.

Por, as gola, e as fitues nuk pati.

Milani dhe Interi janë ndarë në paqe – me rezultat 0-0 në kuadër të ndeshjes së parë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Fjalimi i Shevchkenkos

Në këtë takim – rosonerët ishin më kërkues, ama nuk arrritën që të gjejnë rrugën për te goli.

Përkundër pritshmërive – rastet e shënimit ishin të rralla, teksa në pjesën e dytë nuk pati as edhe një goditje të vetme në portë – nga të dyja skuadrat.

Tashmë – gjithçka mbetet e hapur deri në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet me datë 20 prill.

Image
Momente nga takimi

Të dyja skuadrat – janë duke “luftuar” edhe në Serie A – për titull.

Rosonerët gjenden në vendin e dytë, me 57 pikë të grumbulluara, kurse neurazurët janë një pozitë më poshtë, me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Shqip.com