Rozë

Nuk është Fifi, Monika tregon se me kë e kaloi natën e parë pasi doli nga “Big Brother VIP”

Monika është eleminuar në gjysmëfinale të Big Brotherit së bashku me Arjolën.

Ajo nuk ka arritur që të kalojë në finale.

Së fundmi ajo ishte e ftuar në finalen e “Fun Club”, ku foli shumë e emocionuar për eksperiencën e kaluar.

Monika zbuloi se natën e parë jashtë shtëpisë e kishte kaluar në shtëpinë e saj me të bijën, Tean dhe nënën e saj, pavarsisht se i kishte premtuar Fifit.

“Nuk arrita dot, nuk mund të gënjej. Fifi kishte ardhur të më merrte. Emocion i pafund, kemi bërë pak bisedë. Por kur kam parë Tean që kishte ardhur nga Gjermania, u habita kur e pash se mendova mos kishte ndodhur diçka shumë e madhe. Edhe mu desh të flija me të. Plus që mamaja ime kishte katër muaj pa më parë dhe ishte e rënduar nga ana emocionale”, u shpreh ndër të tjera Monika.

Ndryshe të premten pritët të mbahet finalja e madhe./SHQIP.com