Lajme

N’Shënjestër: Edhe kështu vidhet në Kosovë – Mbi 7 milionë euro për fabrikën që rri e mbyllur

Në episodin e ri të “Shënjestrës” mund të ndiqni historinë e fabrikës për asgjësimin e mbetjeve shtazore, e cila nisi në vitin 2015, por nuk u funksionalizua kurrë.

Me ndërtimin e kësaj fabrike, investitorë i së cilës ishin Qeveria dhe Bashkimi Evropian, supozohej të zgjidheshin njëherë e mirë problemet që sjellin mbetjet shtazore.

Investimi në total prej 7.7 milionë euro, po del të ketë rezultatin zero.

Kjo pasi personi përgjegjës për funksionalizimin e saj, sot ka hapur biznesin e njëjtë me partnerë nga Shqipëria, duke pamundësuar jetësimin e investimit të shtetit.

Sonte, me fillim në orën 19:00, në Shqip.com dhe në faqen zyrtare të mediumit në Facebook e Youtube vjen dokumentari i shtatë në kuadër të “Shënjestrës” – Edhe kështu vidhet në Kosovë – Mbi 7 milionë euro për fabrikën që rri e mbyllur.

Shikoni të gjithë dokumentarët nga Shqip.com n’Shënjestër.