Sport Ndërkombëtar

Nottinghami fiton ndaj Leedsit

Brennan Johnson shënoi golin e vetëm në fitoren që Nottingham Foresti e arriti ndaj Leeds Unitedit të dielën në kuadër të xhiros së 22-të të Premierligës.

Johnson shënoi në minutën e 14-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Nottinghami i largohet zonës së rrezikshme dhe tani shkon në kuotën e 24 pikëve në 21 ndeshje të zhvilluara. Leedsi mbetet i rrezikuar pasi ka vetëm 18 pikë në 20 ndeshje.

Skuadra që drejtohet nga trajneri Jesse Marsch tani ka shtatë ndeshje pa fitore.

/Shqip.com