Notat e lojtarëve të Ballkanit, më i miri Armend Thaqi
Publikuar:
(14.10.2022 08:51:48)

Skuadra e Ballkanit është mposhtur në ndeshjen e mbrëmshme nga ekipi turk, Sivasspor.
Suharekasit u mposhtën me rezultat 1:2, pas një përmbysje në pjesën e dytë.
Pavarësisht që shkuan në tunel të pjesës së parë në epërsi, ata nuk arritën të mbanin rezultatin deri në fund të ndeshjes.
Me golin e shënuar dhe paraqitjen në fushë, Armen Thaqi ishte lojtari me notën më të lartë, 7.6 nga Sofascore.
Ndërsa sa i përket pjesës tjetër të ekipit, notë më të dobët pati Lindon Emërllahu 6.5, pastaj Astrit Thaqi e Potoku me 6.6 dhe në fund sulmuesi Albion Rrahmani me 6.7/SHQIP.com
/Shqip.com