Rozë

Noizy largohet nga rrjetet sociale, tregon edhe arsyen

Reperi i njohur Noizy, është mjaft aktiv në rrjete sociale.

Por, së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai njoftoi se do të tërhiqet për pak kohë nga rrjetet sociale.

Ai po ashtu ka bërë të ditur edhe arsyen, për shkak të projekteve muzikore.

“Më duhet të rri një javë pa rrjete sociale për të mbaruar albumin Alpha”, ka thënë ai.

Kujtojmë që Noizy po ashtu ka mbajtur një koncert të madh në Shqipëri të cilin po e vlerëson si momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij.