Kulturë Kino

“Nji prej nesh”, nga rajonet shqiptare shkon në festivalin “Cottbus”

“Nji prej nesh”, filmi bashkëprodhim mes Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut do të shfaqet në festivalin e filmit “Cottbus”.

Filmi “Nji prej nesh”, është me regji dhe skenar të Ergys Metës, e do të shfaq premierën ndëkombëtare në njërin prej festivaleve më të njohura në Evropën Lindore.

Festivali “Cottbus”, do të mbahet përgjatë datave 8-13 nëntor.

Në film luan aktori kosovar Alban Ukaj dhe ka bashkëproducent nga Kosova, Agron Kryeziun.

Projekti filmik është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Agjencisë së Filmit të Maqedonisë së Veriut.

/Shqip.com