Sport Ndërkombëtar

Njeriu i hekurt

Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Inaki Williams

“Lëndimi” është fjalë e panjohur për të.

Inwaki Willimas nuk ka munguar në asnjë ndeshje të La Ligës – që nga sezoni 2015-2016.

Sulmuesi i Athletic Bilbaos është një “makineri” në vete.

Në total – Willimas ka zhvilluar 224 paraqitje radhazi – duke u bërë futbollisti me më së shumti paraqitje radhazi në histori të elitës së futbollit spanjoll.

Këtë rekord – e mbante Jon Andoni Larranga që kishte zhvilluar gjithsej 202 paraqitje radhazi.

Shpejtësia dhe angazhimi i madh në fushën e gjelbër janë disa nga karekteristikat e 27 vjeçarit.

Në këtë sezon ai është paraqitur 32 herë në La Liga, teksa ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar tri herë.

Ofertat “astronomike” në drejtim të tij nuk munguan asnjëherë, por Inaki vendosi t’i qëndrojë besnik klubit të tij të fëmijërisë.

Shembullin e Inakit duket që do e ndjekë edhe vëllau i tij më i vogël Nico, i cili ka debutuar këtë sezonë me ekipin e parë të Bilbaos ani pse është vetëm 19 vjeçar./Shqip.com