Lajme

Njëri i akuzuar pranon fajësinë e 13 të tjerë deklarohen të pafajshëm në rastin “Subvencionet 1”

Është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar për rastin “Subvencionet 1”.

Prej 14 të akuzuarve për rastin “Subvencionet 1” e ka pranuar fajësinë ndërsa 13 të tjerë janë deklaruar të pafajshëm.

Deklarimin rreth fajësisë 14 të akuzuarit Luan Statovci, Sadat Shkodra, Salih Statovci, Berat Nika, Hasan Maxharraj, Kushtrim Zogaj, Jeton Sylaj, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Almir Abdurrahmani, Salih Kelmendi, Fuat Morina, Afrim Abazaj dhe Florim Nimanaj, e bënë pasi aktakuza u konsiderua e lexuar, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Me pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit u pajtua edhe prokurori nga Prokuroria Speciale, Rafet Halimi dhe të njëjtin e aprovoi gjykatësi Kujtim Krasniqi.

Gjykatësi Krasniqi bëri të ditur se shpallja e aktgjykimit për të akuzuarin Morina do të bëhet më 2 qershor.

Lidhur me 13 të akuzuarit tjerë, gjykatësi tha se të njëjtit kanë të drejtë që në afat prej 30 ditësh të bëjnë kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

3 muaj më parë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër 21 të pandehurve në rastin e njohur si “Subvencionet I” për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’  ‘’Marrja e ryshfetit’’ ‘’Mashtrim në detyrë’’ ‘’Dhënia e ryshfetit’’  ‘’Mashtrim me subvencione’’ dhe ‘’Falsifikim i dokumenteve’’. /Shqip.com