Art Jetese

Njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe kujtesa, janë në rrezik të kenë sëmundje të zemrës

Njerëzit që kanë diabet të tipit 2 dhe dëmtime në kujtesë janë më të rrezikuar nga problemet e zemrës dhe goditjet në tru.

Studiuesit e udhëhequr nga Universiteti i Tel Avivit, Izrael, zbuluan se ata kishin deri në 1.6 herë më shumë gjasa të vuanin nga sëmundjet e zemrës dhe 1.8 herë më shumë gjasa të kishin një goditje në tru ose të vdisnin.

Ata u krahasuan me diabetikët e tipit 2 të cilët nuk kishin dëmtime njohëse gjatë studimit pesëvjeçar.

Shkencëtarët sugjeruan se rënia e kujtesës mund të jetë fajtori, duke argumentuar se kjo mund të çojë në harrimin e pacientëve për të marrë mjekim të rregullt.

Kjo mund të shkaktojë nivele të pakontrolluara të sheqerit në gjak, duke dëmtuar enët e gjakut dhe nervat duke siguruar funksionimin e duhur të zemrës.

Njerëzit që kanë diabet tashmë dihet se kanë dy herë më shumë gjasa të vuajnë nga problemet e zemrës, me këto dy gjendje që shpesh shkojnë dorë për dore.

Në punimin – botuar të enjten në Journal of Clinical Endokrinology and Metabolism, shkencëtarët gjurmuan 9,000 njerëz me diabet të tipit 2, duke përfshirë 900 me dëmtime njohëse, për pesë vjet.

Një dëmtim kognitiv përkufizohej si përpjekje për të kujtuar diçka, për të mësuar një aftësi të re, për t’u përqëndruar ose për të marrë një vendim. Kjo përfshinte raste të Alzheimerit dhe demencës.

Pjesëmarrësit ishin rreth 68 vjeç, kryesisht femra dhe kishin vuajtur nga diabeti për një periudhë të gjatë.

Nga 529 pjesëmarrësit me dëmtim njohës, 85 pësuan një ngjarje kardiovaskulare (16 përqind).

Një total prej 94 (17 përqind) gjithashtu pësuan një goditje në tru ose vdiqën gjatë studimit.

Për krahasim, në mesin e 8200 që kishin diabet, por pa dëmtime njohëse, 847 (10 përqind) pësuan një problem në zemër dhe 809 (9.8 përqind) patën një goditje në tru ose vdiqën.

Në punim, studiuesit sugjeruan se problemet e kujtesës ishin ‘të lidhura me një kapacitet më të ulët për vetëkujdes dhe shmangie të rrezikut’.