Art Jetese

Njerëzit që konsumojnë arra – më pak të rrrezikuar nga sëmundjet e zemrës, zbulon studimi

Ngrënia e një grushti arra në ditë mund të zvogëlojë presionin e gjakut, të ulë shtimin në peshë dhe nga ana tjetër të zvogëlojë rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës, zbulon një studim i ri.

Shkencëtarët zbuluan përfitimet e mundshme të arrave pasi monitoruan dietat e 3300 njerëzve për më shumë se 25 vjet dhe u bënë disa kontrolle shëndetësore.

Arrat janë të vetmet që përmbajnë acid alfa-linolenik Omega-3 (ALA), për të cilin shkencëtarët thanë se mund të shpjegojnë përfitimet.

Hulumtimet e mëparshme kanë lidhur arrat me uljen e presionit të gjakut dhe kanë sugjeruar se ato parandalojnë diabetin dhe sëmundjet e zemrës. Megjithatë, këto rezultate ende nuk janë mbështetur nga një provë klinike rigoroze.

Nga ata që ishin përfshirë në studim, 340 që hëngrën arra konsumuan mesatarisht rreth 19 gram në ditë – ekuivalente me shtatë kokrra arre.

Rezultatet treguan se ata në grupin që hanë arra kishin presion më të ulët të gjakut sesa ata që nuk hanin arra.

Ndër ata që nuk hanin arra, rezultati i presionit të gjakut ishte 117.2/73.6 milimetra merkur (mmHg).

Shkencëtarët thanë se presioni diastolik i gjakut, ose shifra e dytë, ishte dukshëm më e ulët tek njerëzit që hanin arra.

Rreth 20 për qind e ngrënësve të arrave në studim kishin presion të lartë të gjakut, krahasuar me 22 për qind të atyre që nuk i hanin ato.

Shkencëtarët sugjeruan gjithashtu se arrat çuan në shtim më të ulët në peshë dhe një dietë më cilësore.

Shkencëtarët pohuan gjithashtu se ata që hanë arra kishin nivele dukshëm më të ulëta të glukozës.

Shkencëtarët thanë se arrat mund të ndihmojnë zemrën, sepse ato janë të vetmet që kanë Omega-3, e cila është lidhur me përfitimet e zemrës.

Ato përmbajnë gjithashtu një sërë lëndësh të tjera ushqyese, duke përfshirë proteina, fibra dhe magnez, të cilat gjithashtu mund të mbështesin shëndetin e zemrës.

Nuk ishte e qartë nëse arrat e tjera kishin një ndikim, sepse ngrënësit e arrave prireshin të hanin më shumë arra në përgjithësi, krahasuar me ata që nuk i konsumonin ato.