Art Jetese

Njerëzit që jetojnë me astmë janë në rrezik nga dy vrasës të heshtur

Hulumtimet e reja kanë zbuluar se të paturit e astmës dyfishon rrezikun për të përjetuar një sulm në zemër dhe goditje në tru.

“Rreth tetë milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë astmë – e cila përbënë rreth 12 për qind të popullsisë”, raporton The Sun.

Kjo është për shkak se shumica e atyre me këtë gjendje kanë më shumë grumbullim të pllakave në arteriet karotide sesa ata pa astmë, kanë zbuluar studiuesit amerikanë.

Tutje, sipas këtij hulumtikmi, arteriet karotide janë enët kryesore të gjakut që sigurojnë furnizimin me gjak të trurit. Grumbullimi i pllakave zakonisht shoqërohet me kushte si presioni i lartë i gjakut, diabeti dhe madje edhe obeziteti dhe pirja e duhanit.

/Shqip.com