Art Jetese

Njerëzit me simptoma të depresionit janë më të prirur për goditje në tru

Ilustrim.

Njerëzit të cilët kanë depresion apo kanë simptoma të tij janë më të prirur nga goditjet në tru.

Po ashtu, studiuesit kanë konstatuar se njerëzit me këto simptoma kanë shërim me të vështirë nga një hemorragji cereblare.

“Depresioni prek njerëzit anembanë botës dhe mund të ketë një sërë ndikimesh në jetën e një personi. Studimi ynë ofron një tablo të gjerë të depresionit dhe lidhjen e tij me rrezikun e goditjeve në tru duke parë një numër faktorësh duke përfshirë simptomat e pjesëmarrësve, zgjedhjet e jetës dhe përdorimin e antidepresantëve. Rezultatet tona tregojnë se simptomat depresive ishin të lidhura me rritjen e rrezikut të goditjeve cerebrale dhe rreziku ishte i ngjashëm nëpër grupe të ndryshme moshash dhe anembanë botës”, tha autori i studimit Robert P. Mërfi.

Studimi përfshiu 26,877 të rritur dhe përfshiu njerëz nga 32 vende anembanë Evropës, Azisë, Amerikës veriore dhe jugore, Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Pjesëmarrësit kishin një moshë mesatare 62 vjeç.

Nga pjesëmarrësit, më shumë se 13,000 kishin një hemorragji cerebrale, raporton NN.

Pjesëmarrësit plotësuan pyetësorët në fillim të studimit në lidhje me faktorët e rrezikut kardiovaskular, duke përfshirë tensionin e lartë të gjakut dhe diabetin.

Studiuesit mblodhën informacione lidhur me simptomat e depresionit brenda vitit para studimit. I pyetën nëse ishin ndier të trishtuar ose në depresion për dy e më shumë javë rresht gjatë 12 muajve të fundit.

Nga pjesëmarrësit në studim, 18% e atyre që kishin një goditje në tru kishin simptoma depresioni në krahasim me 14% të atyre që nuk kishin një goditje në tru.

Sa më shumë simptoma të kenë pasur pjesëmarrësit, aq më i lartë është rreziku i goditjes në tru.

Pjesëmarrësit që raportuan pesë ose më shumë simptoma të depresionit kishin një rrezik 54% më të lartë të goditjes në tru sesa ata që nuk kishin simptoma, ndërsa ata që raportuan tre deri në katër simptoma të depresionit dhe ata që raportuan një ose dy simptoma të depresionit kishin respektivisht 58% dhe 35% rrezik më të lartë.

Një kufizim i studimit ishte se pjesëmarrësit plotësuan pyetësorët rreth simptomave të depresionit vetëm në fillim të studimit, kështu që efektet e depresionit me kalimin e kohës nuk mund të mateshin.

/Shqip.com