Lajme Botë

Një tërmet i fuqishëm godet Italinë

Një tërmet i fortë është ndjerë në Italinë qendrore mëngjesin e sotëm rreth orës 7.

Magnituda ishte midis 5.7 dhe 6.1 ballë dhe epiqendra ishte në Marche, por tërmeti është ndjerë edhe në Romë, Firence, Bolonja, deri në Italinë veriore. 

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar, ose dëme materiale, raporton La Stampa.

Trafiku hekurudhor është pezulluar si masë paraprake pranë Ankonës, në linjën e Adriatikut, për shkak të dyshimeve për dëmtim të binarëve dhe për të kryer kontrollet e nevojshme pas tërmeteve të forta që pasuan. 

Brigada e zjarrfikësve mori gjithashtu raporte për bllokim të ashensorëve dhe rënie të mbeturinave. 

/Shqip.com