Rozë

Një surprizë e bukur vjen për Donaldin nga qielli

Donald Veshaj

Aktori, Donald Veshaj ka pranuar të martën një befasi të veçante nga vëllai i tij, Romeo.

Ai është befasuar me një parashutë, e cila ka kaluar mbi shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Romeo mbante një baner ku shkruante” La Famiglia”, fjalë të cilën Donaldi ka bërë tatuazh.

Ai dëgjohej nga lartë duke thënë “Donald të dua”, gjë që emocionojë aktorin, i cili u pa edhe i përlotur.

Që nga hyrja në shtëpi, me personat nga jashtë Donaldi deri tani është takuar vetëm me prezantuesen Bora Zemani, me të cilën pas disa vitesh lidhje, ishte ndarë kur hyri në shtëpi, ndërsa bën një takim romantik dhe plotë emocione në një nga spektaklet e Big Brother VIP.

Ditë më parë Donaldi nga Big Brother bëri një dhuratë simbolike për Borën në përvjetorin e tyre.

Lexo edhe:
Bora Zemani tregon se a po e pret Donaldin

Ai hoqi varësen nga qafa dhe e futi në një qese me ëmbëlsira për t’ia dhënë Borës.

Ndërsa moderatorja bëri një postim në Instagram duke treguar se e kishte marrë surprizën./SHQIP.com