Lajme

Një shtetas i Gjermanisë dhe një i Shqipërisë vdesin në Kosovë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Një shtetas gjerman ka vdekur mëngjesin e së premtes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti është hapur në polici si “Hetim mbi vdekjen”.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Me vendim të prokurorit  trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti vazhdon të hetohet. 

Kurse, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, një shtetas i Shqipërisë është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i njëjti është dërguar në Spitalin e Pejës ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar vdekja e tij.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./SHQIP.com