Lajme

Një rast pozitiv me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit është konfirmuar një rast pozitiv me COVID-19 në Kosovë.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë këtij 24-orëshi janë shëruar katër persona.

Megjithatë, në Kosovë janë edhe 41 raste aktive me COVID-19.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar. Në 24 orët e fundit janë dhënë 29 doza të vaksinës kundër COVID-19.

MSH-ja së bashku me IKSHPK-në kanë rekomanduar që të vazhdohet vaksinimi i qytetarëve si dhe kanë apeluar që të përmbahemi masave preventive kundër COVID-19./Shqip.com