Lajme

Një person ikën nga policia dhe hedh çantën e mbushur me marihuana në Gjilan

Një person në Gjilan pasi ka hasur në  Policinë e Kosovës ka lënë motoçikletën dhe ka hedhur një çantë me dorgë teksa ka ikur nga vendi i ngjarjës.

Sic raporton Policia, në vendin e ngjarjës kanë qenë edhe dy persona të dyshuar në një makinë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti për Reagim të Shpejtë, (Nj.R.Sh) në Gjilan përderisa kanë qenë duke patrulluar në lagjen “Arbëria”, kanë takuar një motoçikletë (skuter) pa targa ku me ti vërejtur policinë i dyshuari B. M. i njohur për policinë e hedh në tokë një çantë krahu e lenë motoçikletën dhe arrin të largohet në drejtim të pa njohur. Afër rrugës ka qenë e parkuar edhe një veturë Golf VI me targa vendore në të cilën kanë qenë dy persona të dyshimtë M. H. dhe L. S.”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës

Siç njofton PK-ja, në vendin e ngjarjës janë gjetur 0.8 gram cigare e mbështjellë (gjoint), një qese me 34.1 gram marihuanë dhe brenda çantës së hedhur në tokë nga i dyshuari janë gjetur 16 paketime me peshë të përgjithshme prej 29.1 gram.

Prokurori e Shteti ka urdhëruar që i dyshuari B. M. i cili është në arrati të arrestohet, ndërsa njëri nga të dyshuarit në makinë të ndalët për 48 orë dhe njëri të lirohet në procedurë të rregullt.

Po ashtu, në lidhje me këtë rast hetimet janë duke vazhduar./Shqip.com