Lajme

Një person i lënduar, dyshohet se ndezi cigaren dhe shkaktoi shpërthimin e bombolës së gazit në Gjilan

Ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e shpërthimit të zjarrit në depon e shtëpisë së tij në Gjilan, njofton Shqip.com.

Sipas raportit të policisë, viktima kur kishte hyrë në depo, kishte ndezur cigaren, ku më pas ka ndodhur shpërthimi I një bombole të gazit, nga e cila dyshohet se kishte rrjedhur gazi në hapësirën e depos.

Rasti ka ndodhur te “Shadërvani i artarëve” në këtë komunë, të shtunën e 7 gushtit rreth orës 10:50.

Nga shpërthimi lëndime të rënda trupor e ka pësuar viktima i cili është dërguar për tretman mjekësor.

“Përveç lëndimit të viktimës janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në objekt dhe dy vetura”, thuhet më tej në njoftim. /Shqip.com