Një person bie nga lartësia në vendin e punës, ndërron jetë në QKUK
Një person ka rënë nga lartësia në vendin e punës së tij dhe ka pësuar lëndime.
Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe më pas ka vdekur.
Për Shqip.com lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ahmeti, tha se rasti ka ndodhur në rrugën Dëshmorët e Gollakut në Prishtinë.
“Sot në stacionin policor Jugu, në Prishtinë, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në rrugën Dëshmorët e Gollakut, ku viktima mashkull dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.
Tutje Ahmeti tha se rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës./Shqip.com