Lajme

Një operacion i rrallë kryhet në klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK

Foto: ShKUK

Një operacion i rrallë është kryer në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës njofton se një pacienti i është hequr tumori me peshë 3.5 kilogramë.

Gjendja shëndetësore e pacientit është stabile dhe pritet të lirohet shumë shpejt në shtëpi.

“Ekipi operator, i përbërë nga mjekë kirurgë, anesteziologë dhe instrumentarë, i hoqën pacientit një tumor të përmasave 36 cm x 25 cm, me peshë 3.5 kilogramë, në kavitetin torakal majtas, që infiltronte diafragmën dhe mushkërinë e majtë”, thuhet në njoftimin për media./SHQIP.com