Lajme

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit të 12-të për dhunimin e 11-vjeçares

Gjykata Themelore në Prishtinë
Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, të dyshuarit të 12-të, B.Rr, për dhunimin e 11-vjeçares.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, raporton Betimi për Drejtësi.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme është bërë edhe arrestimi i të dyshuarit të 12-të për dhunimin e 11-të vjeçares.

Lexo edhe:
Arrestohet i dyshuari i 12-të për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

Në rastin e parë, 11-vjeçarja ishte në një park të kryeqytetit, derisa ishte duke ecur ishte ndaluar e dhunuar seksualisht nga pesë person dhe që më pastaj e kishin dërguar edhe në një vend tjetër.

Ky rast tronditi opinionin publik në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup, të cilët marshuan në protesta duke kërkuar drejtësi e mbrojtje për gratë dhe vajzat./Shqip.com