Lajme

Arrestohet i dyshuari i 12-të për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë

Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares.

Në njoftimin e saj thuhet se Prokuroria do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

“Prishtinë, 14 shtator 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11-vjeçares, në qershor të vitit 2022. Po ashtu, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ky është personi i 12-të i arrestuar nën dyshimin për dhunimin e 11-vjeçares, në dy raste të ndara.

Në rastin e parë, 11-vjeçarja ishte në një park të kryeqytetit, derisa ishte duke ecur ishte ndaluar e dhunuar seksualisht nga pesë person dhe që më pastaj e kishin dërguar edhe në një vend tjetër.

Ky rast tronditi opinionin publik në Prishtinë, Tiranë dhee Shkup, të cilët marshuan në protesta duke kërkuar drejtësi e mbrojtje për gratë dhe vajzat./Shqip.com