Lajme

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasje në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan.

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj ndaj të pandehurit L.J., pasi që dyshohet se ka kryer në bashkëveprim veprën penale “vrasje e rëndë”, përcjell Shqip.com.

Sipas Gjykatës, ekziston dyshimi se i pandehuri ka qenë i përfshirë në vrasjen që ka ndodhur më 12 shtator të vitit 2021, në një kafiteri të qytetit, ku me armë zjarri ka vdekur B.V.

“Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se në bashkëveprim ka kryer veprën vrasje e rëndë vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, pasi që po të gjendet në liri mund të i ikë ndjekjes penale”, njofton Gjykata./SHQIP.com