Lajme

Një mjek specialist që punon vetëm në sektorin publik paga mund t’i shkojë deri 1800 euro

Ilustrim

Nëse një mjek specialist punon vetëm në sektorin publik, paga e tij mund t’i shkojë deri në 1800.

Kështu ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë, në një konferencë për media.

“Është një Rregullore e cila do të përcaktojë se për mjekë specialistë që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik do të kenë një shtesë ekstra dhe natyrisht është edhe përvoja e punës dhe për një mjek specialist pas miratimit të Ligjit të Pagave, mund të shkojë paga deri në 1700-1800 euro”, tha Vitia.

Lexo edhe:
Qeveria vendos t’i paguajë 580 specializantë

Po ashtu gjatë ditës së sotme, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të paguajë 580 specializantë shëndetësor për vitin 2023.

Kjo pagesë do të vlejë nga data 1 janar deri me 31 dhjetor të vitit 2023.

Në mbledhjen e sotme, qeveria mori vendim edhe për pagesën e 10 specializantëve me vetëfinancim nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.

/Shqip.com