Sport Ndërkombëtar

Një jetë kushtuar skuadrës së zemrës

Francesco Totti

Të ardhurat astronomike – kanë shtyer futbollistët që të ndërrojnë ambient – jo rrallë herë.

Amerika dhe Azia janë bërë destenacione për ta mbyllur karrierën për shumë lojtarë.

Por, në të kaluarën, kur çmimet nuk ishin “astronomike” shumë lojtarë të “mëdhenj” e kaluan një karrierë të tërë në një ekip.

Francesco Totti

Totti remembers man who stayed an extra week in prison to meet him
Totti dhe festimi i tij ikonik i golave

Ndonëse AS Roma është dhe ka qenë një ekip i cili nuk renditet te më të mëdhenjtë në botë, prapëseprapë Totti nuk i tradhëtoi kurrë ata.

Fansat në “Stadio OIimpico” e shijonin në maksimun ndeshjen sa herë që kapiteni i tyre shënonte gola dhe tregohej një lider i vërtetë me bashkëlojtarët e tij, duke i përkrahur dhe motivuar gjithmonë ata edhe në ditët më të vështira të ekipit.

Serie A - List of goalscorers 06/07 (Gallery) | Transfermarkt
Momenti kur Totti i dha lamtumirën Romës

Totti kishte oferta nga klubet më të mëdha në Evropë, por asnjëherë nuk e la “në baltë” ekipin e tij të fëmijërisë.

Ai ishte pjesë e ekipit romak nga viti 1992 deri në vitin 2017, vit në të cilin u përshendet përgjithmonë me futbollin, në një ceremoni në Stadio Olimpicio ku çdo tifozë qante pa pushim.

Ai ka zhvilluar gjithsej 787 ndeshje me Romën, teksa ka edhe 307 gola të shënuar dhe mbetet i paharueshëm në ekipin e kryeqytetit të Italisë.

Paolo Maldini

Paolo Maldini Fans on Twitter: "https://t.co/hRbrmlTADg" / Twitter
Paolo Maldini

Mbrojtësi i krahut të majtë e kaloi një jetë me fanelat kuq e zi dhe tashmë është mbetur në “librin e kujtimeve” si një legjendë e klubit italian, Milano.

Maldini i kaloi plot 25 sezone në “San Siro” deri në vitin 2009 kur edhe u pensionua nga futbolli.

Ai konsiderohet si njëri ndër futbollistët më të mirë në histori të futbollit në pozitën e tij, si mbrojtës i krahut të majtë.

Saktësia e tij në ndërprejen e aksioneve dhe shpirti “luftarak” janë disa nga karekteristikat që e veçuan gjatë gjithë karrierës së tij si profesionist.

Picture of Paolo Maldini
Maldini

Reprezentuesi italian ka 647 ndeshje të zhvilluara në Serie A dhe deri para pak kohësh ishte futbollisti me më së shumti ndeshje të zhvilluara në këtë ligë, por G. Buffon e theu këtë rekord.

Paolo as që i dëgjoi ndonjëherë ofertat në drejtim të tij, edhe pse ato nuk munguan asnjëherë, kryesisht nga Manchester United dhe Real Madrid.

E traditën e tij po e vazhdon edhe djali i tij Daniele Maldini, i cili dalëngadalë po merr minutazh me rosonerët.

Aktualisht Paolo është drejtor sportiv i Milanos.

Ryan Giggs

10 incredible Ryan Giggs facts – true or false? The answers! – talkSPORT
Giggs

E, kur bëhet fjalë për besnikëri ndaj klubit është e pamundur që të mos përmendet legjenda e Manchester United, Ryan Giggs.

Giggs ishte një “prodhim” i akademisë së “Djajve të kuq” dhe gjithë karrierën e tij të bujshme e kaloi në ekipin anglez.

Ai është “mbreti” i asistimeve në Premier Ligë, sepse ka realizuar gjithsej 162 asistime, duke lënë prapa tij shumë futbollistë tjerë të mëdhenj dhe konsiderohet si njëri ndër futbollistët më legjendar që ka veshur fanelën e Manchester Unitedit.

“Giggsy” është futbollisti me më së shumti paraqitje të zhvilluara me Unitedin, me gjithsej 963 ndeshje nga viti 1991 deri në vitin 2014 kur edhe u pensionua nga futbolli aktiv, duke e marrë respektin e merituar nga të gjithë fansat e Unitedit.

Manchester United fans hit back after ludicrous Ryan Giggs tweet goes viral  - Manchester Evening News
Giggs

Futbollistë të tjerë që ishin gjithmonë besnikë me klubin e tyre dhe nuk e ndërruan asnjëherë “shtëpinë” ishin edhe Carles Puyol, Gary Neville, Jamie Carragher,Tony Adams, Paul Scholes, Bobby Charlton, Franco Baresi e shumë të tjerë. /Shqip.com