Lajme

Një i vdekur dhe një i lënduar nga vetëaksidenti me motoçikletë në Qyshk të Pejës

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një vetaksidenti  me motoçikletë në fshatin Qyshk të Pejës.

Për Shqip.com rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se nga humbja e kontrollit ka goditur një shtyllë elektrike të betonit.

“Sot në orën 15:25 policia është informuar për një aksident në magjistralen Prishtinë–Pejë konkretisht në fshatin Qyshk. Me të arritur policia ka kuptuar se një motoçikletë e cila ka qenë duke lëvizur ka humbur kontrollin dhe e ka godit një shtyllë elektrike të betonit. Nga ky aksident ka vdekur një person dhe është lënduar një tjetër.”, tha Gashi.

Sipas Gashit, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes kurse pasagjeri është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal për tretman mjekësor.

Policia e Kosovës

“Në vend të ngjarjes vdekjen e motoçiklist e ka konstatuar mjeti kujdestar. Ndërsa pasagjeri është dërguar në emergjencë në spitalin rajonal për trajtim mjekësor”.

Gashi tha se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë I viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./Shqip.com