Lajme

Një i ri dyshohet se dhunoi 71-vjeçaren në Skenderaj

Një 71 vjeçare dyshohet se është dhunuar në Skenderaj.

Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, i cili tha se i dyshuari deri më tani është i panjohur.

“Rastit të cilin ju i referoheni dyshohet se ka ndodhur në komunën e Skenderajt. Viktima është e moshës rreth 71 vjeçare, ndërkaq i dyshuari për këtë rast tani për tani është i panjohur, dyshohet se është i moshës së re”.

Ai me tej tha se jemi në trajtim të rastit, dhe për shkak të hetimeve nuk mund të japim më shumë detaje.

Ky rast është raportuar edhe nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“DHUNIM/Skenderaj 04.11.2022 – 14:30. Me 06.11.2022 është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Me 07.11.2022 viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”.

/Shqip.com