Lajme

Një foshnje në mesin e 52 pacientëve që po trajtohen nga COVID-19 në klinikat dhe spitalet në Kosovë

Ilustrim.

Nga një numër shumë i lartë i pacientëve të cilët po merrnin trajtim në Spitalet e Përgjithshme dhe Klinikat në Kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, numri i pacientëve ka rënë dukshëm.

Duke u bazuar në të dhënat e Shërbimit Spitalor, Klinik e Universitar të Kosovës, në këto klinika dhe spitale tani janë duke marrur trajtim nga COVid-19 vetëm 52 pacient.

Në mesin e 52 pacientëve është edhe një foshnje në Klinikën e Neonatologjisë.

Numrin e pacientëve të shtrire e ka Klinika Infektive në QKUK. 19 pacientë janë në këtë klinik dhe një tjetër është në Mjekim Intensiv me oksigjenoterapi.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës

52 pacientë me Covid-19 janë në trajtim në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, bazuar në raportet e datë 13 gusht 2022.

Raporti i datës 13 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 19 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë

Spitali i Prizrenit, 3 pacientë

Spitali i Pejës, 9 pacientë

Spitali i Gjilanit, 5 pacientë.

Lexo edhe:
Bie numri i pacientëve që trajtohen nga COVID-19 në klinkat dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë

Nga raporti i djeshëm i SHSKUK-së, në këto spitale dhe klinika, kanë qenë duke marrur trajtim gjithsej 62 pacientë/Shqip.com