Lajme

Bie numri i pacientëve që trajtohen nga COVID-19 në klinkat dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Në Klinikat në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme në Kosovë ka rënë numri i pacientëve të cilët po marrin trajtim nga COVID-19.

Duke u  bazuar në të dhënat e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, aktualisht të shtrirë në klinikat dhe spitalet e lartcekura janë gjithsej 62 pacientë.

Në mesin e këtyre pacientëve është edhe një foshnje në Klinikën e Neonatologjisë.

Bazuar në raportet e datës 12 gusht 2022 në ShSKUK janë të spitalizuar 62 pacientë me Covid-19.

Raporti i datës 12 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 25 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste

Spitali i Gjakovës, 11 pacientë

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 11 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient.

Lexo edhe:
Një foshnje në mesin e 77 pacientëve që po trajtohen nga COVID-19 në klinikat dhe spitalet në Kosovë

Nga raporti i djeshëm i SHSKUK-së, kanë qenë gjithsej 77 pacientë që kanë marrur trajtim nga COVID-19 në klinikat dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë./Shqip.com