Sport Ndërkombëtar

Një brazilian – për një brazilian

Arthur dhe Gabriel

Shkëmbimi kokë më kokë është në tavolinën e tyre.

Kjo është “sakrifica” që Arsenal po mendon ta bëjë të mundur.

Gabriel Magalhaes do të jetë në shitje këtë verë, raporton Goal dhe Tuttosport.

Gabriel dhe White, Arsenal

Qendërmbrojtësi është shumë i pëlqyer nga Juventus, që me gjasë do të përdorin Arthur-in – që po nga ana tjetër pëlqehet nga Arteta – për t’a marrë 24 vjeçarin në “Allianz Stadium”.

Gabriel ka qenë një lojtar kyç për Arsenalin në sezonin 2021-22, duke shënuar katër gola në 33 ndeshje në Premierligë.

Megjithatë, klubi londinez bleu Ben Ëhite nga Brighton verën e kaluar ëpr 50 milionë paund, dhe “shpërthimi” i Saliba-s që është në huazim te Nice i Francës, duket se do ta kryejnë punën mjaftueshëm.

Arthur Melo, Juventus

Arthur po ashtu nuk është i lumtur në Torino dhe do të pëlqente idenë e shkëmbimit të “Zonjës së Vjetër” për skuadrën e re të spanjollit Arteta.

Ky transfer mund të ndodhë, pasi “Topçinjtë” po përgatiten për edicionin e ri dhe janë tejet afër ta prekin Ligën e Kampionëve – për herë të parë që nga viti 2016. /Shqip.com