Një biletë – dy skuadra

Të dyja skuadrat e kërkojnë kualifikimin. Por – është vetëm një biletë.
Rezultati 1-1 në ndeshjen e parë, e bën edhe më dramtike këtë natë në “Teatrin e Ëndrrave”.
Manchester United do të takohet ndaj Atletico Madrid, sonte me fillim nga ora 21:00, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Vëmendja kryesore në këtë takim do të jetë te Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi portugez – ka statistika të jashtëzakonshme kundër madrilienëve.
Në 35 ndeshje ndeshje të zhvilluara lundër spanjollëve – CR7 e ka tundur rrjetën 25 herë.
Teksa tregolëshi ndaj Tottenhamit ishte edhe një sinjal tjetër që forma e tij për momentin ështe e lartë.
Në anën tjetër, te madrilienët – futbollisti që gëzon formën më të lart♪7 – është Angel Correa, i cili ka shënuar 11-të gola në La Liga.

Kurse, në Champions – më së shumti ka shënuar Antonie Grizemnann – që ka realizuar katër herë.
Sa i përket formës ekipore, anglezët – gjenden në vendin e pestë – në Premierligë.
Deri më tani kjo skuadër ka grumbulluar 50 pikë – pas 26 ndeshjeve të zhvilluara.
20 më pak se Manchester City – që është lider.
Teksa, Atetico gjendet në vendin e katërt në La Liga – me 51 pikë. 15-të më pak se Real Madrid – që kryeson.
Në të njëjtën kohë – nis edhe takimi ndërmjet Ajax dhe Benficas.
Në takimin e parë – në Portugali, u ndanë në paqe me rezultat 2-2 dhe gjithçka mbetet e hapur. /Shqip.com