Lajme

Nitaj i quan përgenjështrime sondazhet e PIPOS

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj, sondazhet e PIPOS i quan përgënjeshtrime.

Në këtë sondazh AAK-ja ka dalur me 12 për qind.

“PIPOS në një sondazh të saj e paska nxjerrë Aleancën me 12%. Shyqyr që po del dikush t’i përgënjeshtroje ato sondazhet anonime të cilat zakonisht e për hesap të kundërshtareve të saj, ia “mëshojnë Aleancës”, shkroi Nitaj.

Tutje, Nitaj tha se këto ditë është bërë edhe një sondazh nga një kompani prestigjioze ndërkombëtare në të cilën AAK-ja ka dalur me një përqindje të mirë.

Sipas Nitajt, Aleanca moti ka hequr dorë nga lufta me sondazhe.

Lexo edhe:
PIPOS: 38.19% e qytetarëve do të votonin sot për VV-në, 25.12% për LDK-në, 21.35% për PDK-në

Në bazë të sondazhit të publikuar nga ana e “Pipos”, 38.19 % e qytetarëve do të votonin Lëvizjes Vetëvendosje nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Ky sondazh është bërë publik gjatë natës së sotme në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Pas Lëvizjes Vetëvendosje në pozitën e dytë ndodhet Lidhja Demokratike e Kosovës, me 25.12 %.

Në pozitën e tretë ndodhet Partia Demokratike e Kosovës me 21.35 %. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të merrte 11.97 %.

Ndërsa Lista Guxo do të arrinte të merrte 1.24 % ndërsa Nisma 2.13 %./Shqip.com