Lajme

PIPOS: 38.19% e qytetarëve do të votonin sot për VV-në, 25.12% për LDK-në, 21.35% për PDK-në

Lëvizja Vetëvendosje

Në bazë të sondazhit të publikuar nga ana e “Pipos”, 38.19 % e qytetarëve do të votonin Lëvizjes Vetëvendosje nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.

Ky sondazh është bërë publik gjatë natës së sotme në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Pas Lëvizjes Vetëvendosje në pozitën e dytë ndodhet Lidhja Demokratike e Kosovës, me 25.12 %.

Në pozitën e tretë ndodhet Partia Demokratike e Kosovës me 21.35 %. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të merrte 11.97 %.

Ndërsa Lista Guxo do të arrinte të merrte 1.24 % ndërsa Nisma 2.13 %./Shqip.com