Rozë

Nita Latifi zbulon se ka luftuar me tumorin, i përkeqësohet gjendja në BBVA

Këngëtarja nga Kosova, Nita Latifi po vazhdon qëndrimin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Ajo u ka treguar banorëve se është përballur me tumor në gji, vitin e kaluar.

E që pas hyrjes në BBVK ajo tha se i ishin shfaqur disa shqetësime që lidheshin me të njëjtën problem, e kjo ka bërë që ajo të dalë nga shtëpia për të përfunduar kontrollet mjekësore.

Pasi u kthye në shtëpi, ajo u ka treguar banorëve përvojën e saj.

“Para një viti e gjysmë kam patur tumor në gji, jam operuar ka kaluar me sukses por kur kam hyrë në shtëpi ka disa ditë që kam pasur disa shtrëngime, therje dhembje”.

Ajo tha se pasi ka përfunduar kontrollet, doktoresha ka vënë re se ka ende diçka.

“Doli që ka ende diçka por që nuk është shqetësueses, doktoresha më tha është çdo gjë në kontroll, mundet me pas diçka por që është në mbikëqyrje”, tha Nita.

/Shqip.com