Rozë

Nisin romancat në shtëpinë e BBV? Rike Roçi shpreh hapur pëlqimin për këtë banor

Banorja e Big Brother Vip, Rike Roçi ka konfirmuar një pëlqim për Romeon Veshaj, duke thënë se i pëlqen të shpenzojë kohë me të. Në një bisede me aktorin Julian Deda, Rike tha se i pëlqen të rrijë me Romeon, pasi i duket djalë besnik.

Dy banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother, janë parë duke kaluar shumë kohë bashkë, por nuk dihet nëse ‘kimia’ e tyre është shoqëri apo diçka tjetër.

Rike: Më duket si djalë besnik Romeo, prandaj kam qejf të rri me të.

Juli: Burrat e vërtetë janë besnik, pastaj lëngaraqët.

Rike: Besnikëria është shumë e rëndësishme, sidomos në këtë lojë. Në përgjithësi, nëse nuk e tregon që je besnik…

Juli: Nëse du nesër me të luftu ty, nuk kam pse të afrohem në fillim.

Rike: Të bëjnë si shok ose shoqe në fillim.

Lexo edhe:
“Më ka tradhtuar”, Rike Roçi zbulon si u nda nga partneri: Fajin e kam patur unë sepse…

/Shqip.com