“Më ka tradhtuar”, Rike Roçi zbulon si u nda nga partneri: Fajin e kam patur unë sepse…
Vajzat e “Big Brother VIP 3” kanë diskutuar një ditë më parë rreth përvojave të tyre në dashuri. Ato kanë treguar nëse janë tradhtuar ndonjëherë apo jo nga partnerët e tyre.
Banoret kanë zbuluar nëse e kanë falur tradhtinë apo kanë përfunduar lidhjet e tyre.
Kur i erdhi radha Rike Roçit, ajo u shpreh se është ndarë nga ish-i dashuri që e kishte tradhtuar. Por ajo i habiti vajzat kur shtoi se faji ishte i saj.
Rike tha se ka qenë shumë e angazhuar dhe nuk e kishte vëmendjen tek ai për shkak të punës.
“Unë kam qenë e tradhtuar, por gabimi ka qenë i imi, sepse në atë lidhje unë isha e përqendruar aq shumë në vete saqë e anashkaloja. Ai nuk ndjente përqendrimin tim në histori, unë isha për punë sa andej, këndej, shiheshim shumë pak. E doja por isha shumë e angazhuar. E fala, por nuk ishte me asgjë ashtu si në fillim. Totalisht shumë ndryshe”, u shpreh Rike Roçi.
/Shqip.com